Lajme

Klinaku: Prokurori Smith përveç meje po merret edhe me “Liria ka emër”

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 19 June 2021

Një deklaratë e Faton Klinakut të OVL-UÇK-së, u përdor nga Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith për të kërkuar vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit, shkruan Gazeta Infokus.

E për këtë ka reaguar Klinaku, i cili ka thënë se Smith ka zgjeruar listën e armiqve, duke thënë se përveç tij në këtë listë ka vënë edhe fushatën “Liria ka emër”.

Klinaku ka thënë se gojën nuk do ta mbajë të mbyllur sepse “Liria ka emër UÇK” dhe se krimi e ka emrin Serbi.

-Advertisement-

“Prokurori Smith i “dhomave të specializuara” në Hagë, ka filluar tani t’i zgjerojë armiqtë. Në rastin e z.Veseli, përveç që merret me mua, merret edhe me fushatën “Liria ka emër UÇK”. E valla nuk kemi çfarë t’i bëjmë, sepse gojën nuk mund ta mbyllim dhe Liria ka emrin UÇK dhe krimi ka emrin Serbi”, ka shkruar Klinaku./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera