Lajme

Klinaku: Për Haradinajn, pas dy a tri muajsh pritet të merret një tjetër vendim

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 13 October 2023

Përderisa Gjykata Speciale ka marrë vendim për lirimin e parakohshëm të ish kryetari të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, për Nasim Haradinajn nuk vlen i njëjti vendim.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se ndaj tij një tjetër vendim pritet të jepet pas dy ose tri muaj.

“ Pas dy a tri muajsh pritet të merret një tjetër vendim edhe për Nasim Haradinaj”, ka thënë Klinaku.

-Advertisement-

Ndërkaq, Gjykata Speciale tashmë ka marrë vendim për lirimin e parakohshëm të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga burgu i Hagë.

Ndryshe, ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë prej shtatorit të vitit 2020.

Më 18 maj të vitit 2022 ata u shpallën fajtor për pengim të administrimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Ndërsa në muajin shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës vendosi të ulë dënimet vetëm për tre muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera