Lajme

Klinaku: Pak po ju duket që i fshehet fytyra dhe zëri dëshmitares, po kalojnë në seancë edhe më private

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 11 April 2023

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar i nervozuar, pasi dëgjimi i dëshmitares së parë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po zhvillohet në seancë private.

“Pak po ju duket që i fshehet fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Ndryshe Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, ish-kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

-Advertisement-

Dëshmitarja e parë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve është grua.

Si zakonisht, asaj do t’i fshihet identiteti dhe zëri gjatë dhënies së dëshmisë së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera