Klinaku nga OVL-UÇK: Donika Gërvalla duhet të tregojë nëse ka dërguar dosje në Gjykatën Speciale
Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 04 May 2021
Një deklaratë e bërë vite më parë nga aktualisht ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së ka ngjallu reagime të mëdha.
Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, “kokave të organizatës kriminale Hashim Thaci dhe Kadri Veseli”.
“Gjykata Speciale ende nuk është institucion që një qytetar t’i drejtohet, brenda mundësive që kam patjetër (se do t’i drejtohem), sa do të merren në konsideratë është gjë tjetër”, ka thënë Gërvalla.
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku, thotë se Gërvalla e ka obligim të tregojë nëse ka dërguar dosje në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe nëse po, në çfarë cilësie.
“Ajo duhet të tregojë nëse ka dërguar dosje në Gjykatën Speciale dhe nëse po, në çfarë cilësie.Nuk ka nevojë me dërgu se Specilja ka mjaft dosje prej prokurorisë serbe”, ka thënë Klinaku për Reporterin.
Ai ka thënë se do të kërkojnë nga institucionet të veprojnë lidhur me Specialen, pasi thotë se kësaj gjykate i ka skaduar mandati.
“Ne do të kërkojmë nga institucionet të bëjnë diçka me Specialen, ata mund të ndryshojnë ligjin, kësaj gjykate që ne nuk e njohim i ka skaduar mandati”, ka thënë ai.
Kurse lidhur me raportimet për interesim për ofrimin e garancioneve nga Kroacia dhe shtete tjera për mbrojtje në liri të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Klinaku thotë se institucionet e vendit do të duhet të veprojnë.
“Po të ishin serioz do të duhej të vepronin”, thotë ai.
Ai thotë se ligji i Speciales e parasheh mbrojtjen në liri edhe në Kosovë.
“Edhe ligji për Dhomat e Specializuara që e kanë miratuar vet, parashihet që Kosova të garantojë së pari vet. Neni 41 i këtij ligji parasheh se kur të përmbushen kushtet mund të mbrohen në liri edhe në shtëpitë e tyre, sigurisht duke qenë nën përkujdesje”, thotë Klinaku.
Kurse sa i përket lirimit me kusht në një vend të tretë, Klinaku thotë se edhe këtë e parsheh ligji për Dhomat e Specializuara, dhe kjo mund të ndodhë nëse pranohet nga personi dhe vendi i tretë.
Kujtojmë se dhoma e Apelit e Dhomave të Specializuar javën që shkoi vendosi për refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit dhe të tjerëve për lirim të përkohshëm. Megjithatë, në vendimin e saj, Gjykata Speciale e la të hapur mundësinë e mbrojtjes në liri në vende të treta të Thaçit dhe të tjerëve.
Në vikend u raportua se Kroacia, Sllovenia e Austria kanë shprehur interesim për ofrimin e garancioneve për mbrojtje në liri të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Një gjë të tillë e tha, Hysni Berisha, ish-komandant i UÇK-së e anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, deklaratë që ngjalli jo pak reagime.
Megjithatë ende nuk ka një qëndrim nga institucionet e shtetit lidhur me mundësinë që t’i sigurohet garanci Speciales për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.
Kujtojmë se Kadri Veseli me leje të Speciales dhe nën mbikëqyrje të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës po qëndron në Kosovë për arsye familjare, konkretisht për shkak se ka babanë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të tjera
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...
-
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë...
-
Shkoi në shkollë e nuk u kthye më, zhduket 12 vjeçarja në Pejë
Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Infoku...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 17...
-
Krasniqi: Pas dështimit të votimit në komunat veriore, Kosovës do t’i shtohet presioni për themelimin e Asociacionit
Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të proc...
-
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë
Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë ...
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...