Lajme

Klinaku nga brenda zyrës se OVL-UÇK jep detaje të reja: Bastisja nuk ka filluar ende

Autori: H. Smajli 12:41 | 25 September 2020

Sekretari i Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku ka dhënë detaje të reja nga brenda zyrës së OVL-UÇK-së.

Klinaku për Gazetën inFokus ka thënë se bastisja e EULEX-it nuk ka filluar ende, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka konfirmuar se janë duke pritur avokatin dhe se brenda në zyrë gjenden vetëm ai dhe Kryetari i kësaj Organizate, Hysni Gucati.

-Advertisement-

“Vetëm unë edhe kryetari Gucati jemi brenda, bastisja nuk ka filluar ende jemi duke e prit avokatin. Nuk ka fillu ende bastisja për këtë po presim avokatin”, ka thënë shkurt Klinaku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera