Fokus

Klinaku ka disa fjalë për presidenten Osmani e kryeministrin Kurti pasi që nuk morën pjesë në protestë

Autori: Islam Morina 21:56 | 07 September 2022

Avokatja Rovena Tujani – Klinaku, në emisionin Gratë N’Fokus, prodhim i Gazetës Infokus, ka thënë se do të donte që pjesë e protestës për 11 vjeçaren të ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ajo ka shtuar se presidentja Vjosa Osmani shpesh herë ka qenë zëri i vajzave dhe grave dhe se ka pritur së paku të ketë një reagim zyrtar se pse nuk ishin pjesë e protestës.

“Në fakt unë kam pritur që të ketë një reagim zyrtar dhe të kem një informacion se cila është arsyeja pse nuk kanë marrë pjesë në këtë lloj proteste. Zonja Presidente ka qenë shumë herë zëri i vajzave dhe zëri i grave për çështje të ndryshme që edhe ajo do ketë reagimin e saj.

-Advertisement-

Do kisha preferuar t’i shikoja pjesë të protestës, mendoj që do i kishin shtuar akoma më shumë një lloj vlere edhe pse sikur e thashë mbështetja që i kanë dhënë qytetarët dhe mbështetja që i kanë dhënë shoqëria civile, artistët, intelektualët, persona nga më të ndryshmit është shumë e fuqishme dhe është një zë dhe një tregues shumë i rëndësishëm”, ka thënë në emisionin Gratë N’Fokus me Era Berisha, avokatja Rovena Tujani – Klinaku ./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera