Klinaku e quan spektakël konfiskimin e telefonit të Nait Hasanit nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus
19:05 | 13 September 2023
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku e ka cilësuar si spektakël konfiskimin e telefonit të ish të burgosurit politik, deputetit dhe ish-ambasadorit, Nait Hasani.
Ai ka thënë se ky konfiskim do të mund të ndodhte në periudhën kur Hasani është ftuar si dëshmitarë në Hagë.
“Këto janë skandale në vete. Është mirë gjyqtari i procedurës paraprake mos të miratojë këso kërkesa të zyrave të Gjykatës së Specializuar që në Kosovë të bëjë spektakle sepse brenda e kanë pasur duke dhënë dëshmi edhe familjarin e familjes Fazliu, por edhe Rrustem Mustafën, komandantin e zonës së Llapit. Po të dëshironin që të konfiskojnë telefona kanë mundur ta bëjnë edhe në Hagë, duke e ditur që ka qenë dëshmitar i Prokurorisë në Dhomat e Specializuara”, ka thënë Klinaku në RTK.
Tutje udhëheqësi i organizatave të dala nga lufta ka thënë se që nga fillimi kanë qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Madje ai e ka cilësuar si skandaloz kryesimin e panelit gjykues.
“Shokët që i kemi në Hagë po e presin Supremen, e cila edhe pse avokatët kanë bërë kërkesë ashtu siç kanë liruar shumë njerëz me dy të tretat e vuajtjes, atyre po ju stërzgjatet. Ky vendim nuk po merret sepse është caktuar një panel, që e konsiderojmë si skandal që e kanë caktuar kryesuese të panelit pikërisht kryetaren e gjykatës së Katerina Trendavilova”, ka thënë Klinaku.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...