Lajme

Klinaku deklarohet për specialen, ja çfarë thotë

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 01 October 2020

Faton Klinaku, sekretar i OVL-UÇK-së, ka folur rreth Gjykatës Speciale, dhe themelimit të saj. Ai ka thënë se ata OVL-UÇK-së e kanë kundërshtuar në vazhdimësi këtë gjykatë, duke e quajtur Specialen të padrejtë, shkruan Gazeta inFokus.

“E kemi kundërshtuar vazhdimisht sepse nuk mund të jetë një gjykatë e drejtë përderisa gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së, kur dihet që në Kosovë ka pasë luftë çlirimtare kundër pushtuesit, dhe pushtuesi është ai që ka bërë krime lufte”, u shpreh ai.

Ai potencoi se si organizata të luftës kanë kërkuar që të themelohet një gjykatë vendore e cila do t’i hetonte dhe gjykonte të gjitha krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

-Advertisement-

Klinaku shtoi se është Serbia ajo që e ka shtyrë krijimin e Gjykatës Speciale, mirëpo janë deputetët e Kuvendit të Kosovës ata që e kanë krijuar atë. Këto komente ai i ka bërë në Debat Plus/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera