Klinaku: As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 20 October 2021
As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim pa dal në gjykim, tha për EO kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, duke iu referuar gjykimit në Hagë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj.
“Çka e kam dëgjuar unë që, edhe pse mund të ketë ndoshta ndonjë lojë këtu nga Gjykata Speciale që po kërkon nga Policia e Kosovës, që të ofrojë garanci dhe në qoftë se nuk i ka dhanë garancinë e nevojshme Policia jonë dhe institucionet e vendit, natyrisht që do të duhej ta bënin një gjë të tillë, sepse njerëzit qëndrojnë që një vit atje dhe as në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim pa dal në gjykim, dhe natyrisht që institucionet tona do të duhej të bënin më tepër që të mbrohen në liri derisa të fillojë gjykimi ndaj tyre”.
Klinaku, po e sheh si lojë të Gjykatës Speciale, kërkesën e tyre drejtuar Policisë së Kosovës që të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saj për të zbatuar kushtet, që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm të mundshëm nga paraburgimi të drejtuesve të UÇK-së.
Mirëpo, sipas tij institucionet e vendit, duhet të punojnë më shumë që të akuzuarit të mbrohen në liri, derisa të fillojë gjykimi ndaj tyre.
“Është turp për ta që policia nuk mund të bëjë mbrojtjen në liri, një gjykatë që është e Kosovës dhe të thuhet që Policia e Kosovës, nuk mund të garantojë mbrojtjen në liri, është pseudo-politikë e tyre që me të vërtet përveç që është Gjykatë politike këto gjëra i bën politikisht sepse me këtë rast ajo në një far forme e hedh poshtë një shtet që thirret në emër të tij. Policia e Kosovës mund të garanton mbrojtjen në liri, më mirë se EULEX-i”.
Ai ka folur edhe për vizitat e familjarëve në Hagë, derisa thotë se ato janë të rregullta.
“Kanë bërë vizita të gjithë, të gjithë kanë pasur vizita nga ana e familjarëve, në fillim nuk mund të merrnin viza familja e Gucatit pasi që kanë pasur vetëm shtetësi të Kosovës, dhe për shtetas të Kosovës, viza nuk i jepte Holanda. Parashihet që pagesat e udhëtimit të familjarëve që i bëjnë ndaj të akuzuarve atje i paguan Ministria e Drejtësisë. Vizita janë duke bërë, dje kanë qenë gruaja e Nasimit, gruaja e Hysniut, djali i Hysniut, dhe të tjerë”.
Tutje, Klinaku, tha se dëshmitarja Zenka Pumper, nuk ka për çfarë të dëshmojë ndaj Gucatit dhe Haradinaj, pasi që sipas tij Pumper po flet vetëm sipas raporteve që i kanë dhënë hetuesit.
Klinaku, tha se Pumper ka qenë e pranishme në OVL-UÇK, vetëm atë ditë kur ka ndodhur bastisja e cila ishte edhe udhëheqëse e operacionit, e që sipas Klinkaut këto zgjatje të procedurave po bëhen për qëllime të përfitimeve.
“Janë duke u stërzgjatur disa procedura që nuk ka pasur edhe nevojë, dje ka filluar dëshmitarja e para zonja Pumper, e cila siç u ankuan edhe avokatët e Gucatit dhe Haradinajt, ajo nuk ka pasur se çka me dëshmuar sepse nuk ka marr pjesë fare këtu sepse flet vetëm në bazë të disa raporteve që ja kanë dhënë ata hetuesit që kanë qenë te në zyrat tona, dhe ajo flet në bazë të raporteve që ia kanë dhënë ata, por dëshmitarja të ishte kredibile në Gjykatë do të duhej të ishin ata që kanë qenë këtu prezent dhe ajo ata që kanë qenë shefja e tyre. Kjo dëshmitare zonja Pumper ka marr pjesë në OVL-UÇK vetëm gjatë ditës, kur ka qenë bastisja këtu dhe ka qenë edhe udhëheqëse e operacionit, dhe është sjellë në mënyrë korrekte”.
“…është problemi që këta po i stërgjatin procedurat qëllimisht, për përfituar për vete se ata marrin paga të majme për vete atje, dhe nuk ka nevojë, as të mbahen në burg që një vit në burg pa filluar procesi gjyqësorë, kur dihet gjërat se kanë qenë këtu publike dhe i kemi bërë edhe me konferenca, dhe këtu i kemi pasur edhe kamerat e sigurisë”, tha ai.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...