Klina pajtohet me vendimin e Qeverisë që deri me 6 prill të qëndroj në karantinë
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 29 March 2020
Komuna e Klinës e mirëpret vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës, që kjo komunë të qëndrojnë në karantinë deri me 6 prill, në mënyrë që kjo komunë të mos shënojë raste të reja me koronavirus.
Kështu bëri të ditur drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu, sipas të cilit nuk duhet të konsiderohet si problem heqja e karantinës, pasi që ajo mbron në mospërhapjen e mëtejme të virusit korona.
Ai për KosovaPress, deklaroi se pjesa e karantinës nuk duhet të merret me siklet dhe të ketë veprime të ngutshme për heqjen e saj.
Sipas tij, komunat të cilat janë të vendosura në karantinë, duhet të angazhohen maksimalisht në luftimin e pandemisë COVID-19.
“Ne po e përcjellim situatën, bes oj që është pozitive, por nuk do të thotë qe ne me eufuizëm të mendojmë për heqje të karantinës, sepse karantina është diçka për të mirën e shëndetit publik, të mirën e preventivës së kësaj situate, nuk duhet ta marrim me siklet karantinës heqjen apo mos heqjen e saj, duhet të jemi të angazhuar maksimalisht që të bien statistikat, të mos kemi raste dhe shpresojmë që sa më shpejt Klina dhe e gjithë Kosova largohet nga izolimi dhe nga shqetësimi që po na kanoset”, u shpreh Sejdiu.
Sa i përket respektimit të karantinës në këtë komunë, Sejdiu theksoi se qytetarët po i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar, Qeverisë dhe rregullat e karantinës.
“Në komunën e Klinës deri më tani rregullat e karantinës, vendimi i qeverisë, rekomandimi i Institut it kombëtarë, janë duke u respektuar në një mënyrë të kënaqshme, ne po apelojmë çdo ditë që të vazhdoj dhe të jetë e përditshme deri sa kemi nevojë”, u shpreh Sejdiu.
Kur jemi te përkrahja dhe ndihmat që kjo komunë ka pranuar gjatë kësaj situate të krijuar me pandeminë COVID-19, Sejdiu deklaroi se janë të furnizuar me ushqim dhe masa mbrojtëse mjaftueshëm.
Ai për KosovaPress thotë se qytetarët e kësaj komune i ka ndihmuar qeveria, donatorët dhe komuna e Klinës.
“Deri në këtë kohë ne si drejtori për shëndetësi, si QKMF, si Komunë, jemi të furnizuar mirë dhe stafi na ka mbrojtur dhe vazhdon të jetë, pak me ndihmën e qeverisë, pak të donatorëve dhe pak të komunës po ia dalim, shpresojmë që kjo do të jetë e vazhdueshme edhe ne si komunë edhe ndihma e qeverisë do të jetà « e vazhdueshme, por gjendja është stabile edhe me ushqim kemi marrëveshje me një restorant që e furnizon stafin mjekësor në mënyrë të përditshme me ushqim, sepse Klina është në karantinë dhe nuk ka mundësi të vetë furnizohet, pra këto aspekte besoj që janë të rregulluara mirë tani më”, u shpreh Sejdiu.
Sejdiu i bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm, t’i respektojnë rregullat e IKSHPK-së, për shkak se dy javët e ardhshme, cilësohen si më kritiket dhe më vendimtaret për komunën e Klinës .
“Bëj apel në mënyrë të vazhdueshme për qytetarët e Klinës, që të vazhdojnë të jenë kaq të kujdesshëm, rekomandimet e Institutit kombëtar dhe tonat t’i marrin po kaq seriozisht, sidomos të qëndrojnë në shtëpi sepse 2 javët që po hymë janë javë kritike, vendi mtare për qytetarët e Klinës duke pasur parasysh zinxhirin epidemiologjikë dhe listën e kontakteve që ne e kemi analizuar si shtab komunal këtu në Klinë”, thotë Sejdiu.
Ndryshe, komuna e Klinës deri më tash ka vetëm një rast të diagnostifikuar me pandeminë COVID-19.
Të tjera
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...
-
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që ...