Fun & Video

Kleriku: Tufat e egërsuara të majmunëve në qytet, shenjë e mortajës biblike

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 01 April 2020

Rabini Yosef Mizrahi iu referua vargjeve biblike Deuteronomy 7:22, ku thuhet se ata që ndjekin ligjet e Zotit janë të bekuar, ndërsa Sëmundja e Madhe premtohet për ata që i shkelin

Një rabin ka bërë së fundmi lidhjen mes tufave të majmunëve që u panë të terrorizonin rrugët në Tailandë, me disa rreshta të shkruara në Bibël.

Gjatë një meshe kohët e fundit në New York, Mizrahi tha se vargu në Bibël ka lidhje me pamjet e para pas karantinës së koronavirusit në vendin e Azisë lindore.

-Advertisement-

Ai tha më tej se Tailanda është tërheqëse për turistët “sepse aty ka shumë gjëra jo-modeste që kryhen”, duke iu referuar industrisë së prostitucionit.

Tufa majmunësh të egër janë parë në rrugët e Tailandës prej mungesës së njerëzve dhe të turistëve që më parë i ushqenin.

Duke iu referuar Biblës ai thamëtej: “Hashem Zoti i juaj do të zhvendosë ata popuj para jush ngadalë ngadalë; ju nuk do të mund t’i jepni fund atyre menjëherë, pasi bishat e egra do të shumëfishojnë dhimbjen tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera