Sport

Klauzolat e lirimit në La Liga të ‘çmendin’, Ronaldo e Benzema kushtojnë 1 miliard euro – Messi i dhjetë në listë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 05 October 2017

Kur PSG e theu klauzolën e Neymarit, shifrat e mëdha u shembën dhe nuk janë më tabu.

Për Neymarin u pagua shifra e 222 milionë eurove, që është edhe transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Por klauzola e Cristiano Ronaldos, sipas kontratave të tij me Real Madridin vlen 1 miliard euro.

-Advertisement-

Çuditërisht të njëjtën e ka edhe shoku i tij i skuadrës, Karim Benzema.

Barcelona klauzolën më të lartë nuk e ka për e Lionel Messin, që ai  ka të vendosur 300 milionë euro.

Klauzolën më të madhe se ai e ka Ousmane Dembele që kushton 400 milionë euro.

Kjo do të thotë se ka nëntë lojtarë të cilët kanë klauzola lirimi me vlerë më të madhe se sa lojtari më i mirë në botë.

Liga spanjolle pretendon se ligjet e punësimit detyrojnë klubet që t’i japin secilit lojtar një klauzolë blerjeje.

Këto janë 10 klauzolat më të shtrenjta të lirimit të shkruara në kontratat e lojtarëve. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo –  1 miliard euro 

Karim Benzema – 1 miliard euro 

Isco –  700 milionë euro

Marco Asensio –  700 milionë euro

Gareth Bale – 500 milionë euro

Luka Modric – 500 milionë euro

Toni Kroos – 500 milionë euro

Dani Ceballos – 500 milionë euro

Ousmane Dembele –  400 milionë euro

Lionel Messi –  300 milionë euro

Luis Suarez – 200 milionë euro

Sergio Busquets – 200 milionë euro

Gerard Pique – 200 milionë euro

Andres Iniesta – 200 milionë euro

Antoine Griezmann – 200 milionë euro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera