Rozë

Klaudia Pepa shkëlqen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 06 September 2018

Këtë vit mbahet edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit në Venecia, i cili do të zgjasë deri në 8 shtator. Shumë personazhe të njohur botëror, aktor të Hollywood-it e jo vetëm kanë parakaluar në tapetin e kuq. Ndërkohë që çdo ditë personazhe të rinj parakalojnë në tapetin e kuq, ka qenë radha e të vetmes shqiptare të ftuar atje, balerinës së njohur Klaudia Pepa.Ajo, në fakt, ka shkëlqyer me look-un saj duke lënë të habitur edhe të pranishmit. Klaudia kishte zgjedhur një fustan të gjatë me dy të çara anash, të cilat tregonin këmbët e saj seksi. Fustani ishte i mbyllur në pjesën e sipërme dhe në qafë kishte një fjongo. Pepa kishte zgjedhur një palë këpucë ngjyrë nude, të cilat i shkonin shumë fustanit. Bukuroshja i mahniti të gjithë me sensualitetin dhe sharmin e saj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera