Lajme

Klasa me katër nxënës në Siqevë të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 19 May 2018

Banorët e fshatit Siqevë, po ankohen se kanë mungesë të madhe të investimeve nga komuna e Prishtinës.

Nuk kanë transport e ndriçim publik të mjaftueshëm, e këtu banorët merren me bletari që po u sjell fitime, njofton Klan Kosova.

“Problem kemi shumë ne të rinjtë sidomos me transport, autobusi vjen në ora 7 të mëngjesit dhe më nuk ka deri në ora 11:30”, thotë Ardiana Berisha banore e këtij fshati.

-Advertisement-

Një mësimdhënëse e kësaj shkolle tregon se në një klasë të nëntë gjenden vetëm katër nxënës.

“Klasa me më së paku nxënës i ka klasa e nëntë, ku aty gjenden vetëm katër nxënës, ndërsa tjerat i kanë nga gjashtë apo shtatë nxënës”, thotë një mësimdhënëse në shkollën e fshatit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera