Opinione

Klasa 1-5 pauzë  1 vit akademik ose më  herët deri në  vaksinë , klasa 6-12 mësim online dhe universitetet online

Autori: Arben Dërmaku 14:19 | 28 August 2020

Ishin debatet e ditëve dhe netëve të  fundit lidhur me fillimin e vitit shkollor në  ndërtesa dhe opinionet pro dhe kundër që  më  shtyn të  artikuloj atë  që  mendoj personalisht. Duke ditur rëndësinë  që  ka ballafaqimi I sukseshëm me armikun e quajtur COVID 19 duhet menduar në  funksion të  bllokimit të  këtij virusi për të  pasur përhapje sa më  të  vogël në  popullsi. Në  këtë  sens duhet trajtuar edhe masat që  duhet ndërmarrë  në  kuptimin e hapjes së  shkollave në  këtë  kohë  të  pakohë . Le të  bëjmë  një  sqarim të  grupeve të  prekura të  nxënësve dhe karakteristikat që  I përcjellin në  praktikë .

Klasa 1-5 pauze 1 vit akademik ose me herët deri në  vaksinë . Dihet mirëfilli se kjo kategori e nxënësve janë  persona asimptomatik dhe janë  gjenerator I bartjes së  virusit në  familje. Gjithashtu kjo kategori moshore e ka më  të  vështirë  përcjelljen e mësimit në  tv apo në  zoom apo google meet prandaj pauza prej një  viti besoj që  do të  shkonte në  favor të  kufizimit të  shpërndarjes së  virusit dhe fokusi I shoqërisë  dhe familjeve do të  ishte në  mirëmbajtjen psikike të  kësaj kategorie përmes aktiviteteve zëvendësuese të  mësimit. Dihet mirëfilli se kjo kategori nuk posedon aparaturë  teknologjike që  do të  mundej të  absorboj mësimin online. Pauzimi për një  vit e ka koston e vet por dobia është  më  e theksuar për tërë  shoqërinë .

Klasa 6-12 mësim online. Kjo kategori e nxënësve ka një  vetëdije më  të  lartë  për shfrytëzim të  mjeteve teknologjike me qëllim të  aplikimit të  mësimit online. Mendoj që  kjo kategori do të  duhej të  trajtohej me zoom ose google meet teknologji që  do të  thotë  se mësimi do të  duhej të  bëhej interaktiv me mësimdhënësit. Përfshirja e kësaj kategorie në  këtë  formë  të  mësimit do të  zëvendësonte totalisht mësimin në  klasë  cilësim që  e bëjë  në  bazë  të  përvojave të  njohura deri tani. Kjo kategori në  shumicën e rasteve posedon mjete teknologjike për tju qasur mësimit online. I mbetet qeverisë  të  plotësoj boshllëqet e pakta që  mund të  shfaqen në  këtë  pikëpamje.

-Advertisement-

Studentët online. Niveli student është  gati se në  tërësi I pajisur me teknologji të  nevojshme për mësim online me platformat zoom dhe google meet. Nga përvojat personale kjo metodë  e mbajtjes së  mësimit përfshirë  këtu edhe mbajtjen e vlerësimeve gjatë  semestrit është  e suksesshme.

Kur dihet qëllimi madhor kufizimi I shpërndarjes së  virusit besoj që  këto propozime janë  legjitime për tu aplikuar. Në  zhargonin qeveritar bëhet pyetja e parë  a ka dikund kështu derisa përgjigja është  duhet të  sillemi në  bazë  të  situatave të  krijuara që  ne e quajmë  qasje situative.

Prof.Asoc.Dr. Arben Dërmaku

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera