Sport

Ky është postimi i Werder Bremenit pas supergolit që Rashica ia shënoi Bayern Munchenit

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 14 December 2019

Werder Bremeni i Milot Rashicës është mposhtur me rezultat të thellë 6-1 nga Bayern Muncheni, në duelin e zhvilluar në ‘Alliazn Arena’ në kuadër të javës së 15-të në Bundesligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për Bremnin në këtë takim e ka realizuar, Milot Rashica në minutën e 24’ të takimit.

Rashica realizoi një supergol pasi mori topin nga gjysma e fushës dhe dribloi Boatengun në stilin e Lionel Messit.

-Advertisement-

E menjëherë pas këtij golit të kosovarit, faqja zyrtare e Werder Bremenit ka bërë një postim për vushtrriasin.

“A është Milot Rashica lojtari më i miri në botë”, thuhet në faqen zyrtare të Bremenit në twitter.

Kujtojmë se Rashica po kalon formë fantastike, duke realizuar 7 gola dhe 3 asistime këtë sezon, por klubi i Bremenit nuk po kalon formë të mirë, duke mbetur i 15-ti në renditje me vetëm 14-të pikë të tubuara pas 15-tw ndeshjeve të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera