Sport

Kryendeshja e javës në Serie A i takon kësaj skuadre (VIDEO)

Autori: E.M 22:34 | 03 March 2019

Ka përfunduar super përballja në mes Napolit dhe Juventusit, e ku mysafirët arritën fitore më rezultat të ngushtë 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Derbi i javës së 26-të i zhvilluar në “San Paolo” dhuroj tri gola e dy karton të kuqë.

Fillimisht në minutën e 25-të portieri i Napolit, Meret, u ndëshkua më karton të kuqë pas një ndërhyrje në Cristiano Ronaldon.

-Advertisement-

Në minutën e 28-të, Pjanic, ia dhuroj epërsinë e parë Zonjës së Vjetër, ndërsa Emre Can e dyfishoj në të 39-të.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 57-të, shënuesi i golit të parë, Pjanic, u ndëshkua më kartonin e dytë te verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Napoli arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 61’ më golin e realizuar nga Callejon, ndërsa mundësin për ta barazuar rezultatin e humbi, Insigne, i cili dështoi të shënoj nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje Juventusi marshon drejtë titullit kampion më 72 pikë te tubuara pas 26 ndeshjeve, ndërsa Napoli renditet i dyti më 56 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera