Sport

Klubi i Prishtinës kujton kohën kur e kishte mposhtur Arsenalin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 05 December 2019

Klubi i Prishtinës në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’ ka kujtuar kohën kur kishe fituar ndaj klubit të famshëm anglez, Arsenal, shkruan Gazeta inFokus.

Bardhekaltërit kanë kujtuar turneun RUHR-Cup Internacional U-19 të mbajtur në vitin 2013 në Gjermani.

Në këtë turne skuadra nga kryeqyteti ishte takuar me klube të famshme evropiane.

-Advertisement-

Në ndeshjen e parë, Prishtina ishte mposhtur nga Borussia M’gladbach me rezultatin 1-0, kurse takimin e dytë përsëri e kishte humbur, por kësaj radhe nga klubi rus, Zenit me rezultat 3-0.

Bardhekaltërit kishin arritur ta mposhtin Arsenalin në garën për pozitën e 5.

Pasi koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, kryeqytetasit kishin triumfuar 7-6 pas ekzekutimit të penalltive.

Më poshtë keni disa foto të këtij turneu./Gazeta inFokus/

Fotografia e FC Prishtina

Fotografia e FC Prishtina

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera