Sport

Kaq para u mblodhën në duelin Ballkani – Drita që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 28 November 2019

Ballkani e ka mposhtur sot Dritën për të kaluar në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

90 minuta lojë u mbyllen me rezultat të barabartë 1-1 dhe dueli shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Edhe pas vazhdimeve rezultati mbeti i barabartë 1-1.

-Advertisement-

Suharekasit kualifikimin në rundin tjetër e arritën falë efikasitetit me të mirë në ekzekutimin e penalltive.

Para këtij takimi klubi i Ballkanit kishte njoftuar se të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga tifozët do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

E menjëherë pas ndeshjes klubi ‘portokallinj’ ka publikuar fatura e parave të mbledhura, ku janë gjithsejtë u grumbulluan 1974 euro.

Ata këto para ia kanë dhënë shoqatës “Jetimat e Ballkanit” të cilët do t’i adresojnë drejt të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Më poshtë keni njoftimin e klubit nga Suhareka./Gazeta inFokus/

Fotografia e FC Ballkani

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera