Kjo do të jetë miliarderja më e re në moshë
Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 18 July 2018
Kylie Jenner, më e vogla e motrave Kardashian, është renditur në vendin e tretë në klasifikimin e përvitshëm të Forbes të njerëzve të famshëm më të paguar në botë.
Edhe një reality show mbi familjen dhe 100 milionë ndjekës në rrjetet sociale kanë luajtur rolin e tyre. Forbes thotë se Kylie vlen tani tre herë më shumë se motra e saj Kim. Vitin e kaluar, Jenner ishte një hyrje e re në klasifikimin e Forbes, por që prej atëherë është ngjitur me shpejtësi nga vendi i 59 në vendin e 3-të.
Jenner, 20 vjeç, është themeluesja dhe pronarja e vetme e Kylie Cosmetics, një kompani makeup, të cilën ajo e drejton në pjesën më të madhe të kohës nga iPhone X i saj i zi, me ndihmën e mamasë së saj, Kris. Me vetëm 12 punonjës (7 me kohë të plotë dhe 5 me kohë të pjesshme), Kylie Cosmetics ka shitur më shumë se 630 milionë dollarë (£480m) buzëkuq, lapsa buzësh dhe shkëlqyes si dhe makeup që kur Jenner e themeloi biznesin në Ditën e Shën Valentinit, në vitin 2016.
Jenner është këtë javë në kopertinën e revistës ‘Forbes’, e cila vlerëson se të ardhurat neto arrijnë në 900 milionë dollarë. Revista shkruan se Kylie Cosmetics është duke u rritur me një ritëm aq të shpejtë saqë Jenner ka mundësi të bëhet miliardere në moshën 22-vjeçare – një vit më e re se themeluesi Mark Zuckerberg, i cili iu bashkua klubit me “nëntë zero” në vitin 2008.
Sot miliarderët janë gjithnjë e më të rinj në moshë. Investitori legjendar Warren Buffet, i cili është sot njeriu i tretë më i pasur në botë, me një pasuri 83 miliardë dollarë, u bë pjesë e këtij ‘klubi’ në vitin 1986, kur ishte 56 vjeç. Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, me pasuri 145 miliardë dollarë, u bë miliarder në vitin 1999, në moshën 35-vjeçare. Bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, e arriti miliardin e tij të parë 30 vjeç, në vitin 2004, kur motori i kërkimit u bë edhe më i përdorur. Themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, u bë miliarder në vitin 2015, në moshën 25-vjeçare.
Thuajse të gjitha shitjet e Kylie Cosmetic’s vijnë nga rrjetet sociale të Jenner. Ajo ka 111 milionë ndjekës në Instagram (77% e të cilëve të moshës mes 18 – 24 vjeç), është një ndër account-et më të ndjekur në Snapchat dhe ka 25 milionë ndjekës në Twitter. Aq e madhe është pesha e ndikimit të saj sa kur shkroi se ishte “sooo over” në Snapchat në fillim të këtij viti, aksionet e kompanisë u zhvlerësuan 1 miliard dollarë.
Shitjet janë rritur edhe më shumë duke shkaktuar FOMO (fear of missing out – frikën e humbjes) te ndjekësit e saj me publikime se koleksionet janë në një sasi të limituar. Jenner, e cila ka qenë në sytë e publikut kur bëri debutimin e saj në Keeping Up With The Kardashians një dekadë më parë, vetëm 10 vjeç, tha: “Rrjetet sociale janë një platformë e mrekullueshme. Komunikimi me ndjekësit dhe klientët është kaq i thjeshtë!”.
“Mbretëresha sovrane e Snapchat. Një njeri kaq i dashur në Reality Tv. Manjate në kozmetikë. Ajo është më shumë se një fytyrë e famshme – më e reja e motrave Kardashian e ka kaluar moshën 19-vjeçare duke monetizuar emrin e saj dhe duke e bërë të famshëm në një kompani kozmetike”, – shkruan Shopify në faqen e vet.
“Që kur isha 15 vjeç, isha e fiksuar me buzëkuqin. Nuk kam mundur të gjej kurrë një buzëkuq dhe një laps buzësh që të mund të përshtateshin në mënyrë të përsosur. Këtu më lindi ideja që doja të krijoja linjën time”, ka thënë Jenner në një intervistë për Shopify. Ndërkohë që kishte një numër të konsiderueshëm ndjekësish, Jenner tha se kishte frikë që shitjet mund të binin kur u krijuar ëebsite i saj i parë.
“Mora mamin në telefon, dhe i thashë: ‘Mami, kam shumë frikë. Mendon se do të shesë?’ Investova gjithë paratë që kisha në këtë gjë. Gjithçka”.
Tani që biznesi po rritet, Jenner e cila drejton një Bentley Bentayga, që vlerësohet £ 162.700 – po merr në konsideratë mundësinë për ta shndërruar kompaninë në biznes familjar. Ndoshta një ditë, do t’ia kaloj këtë biznes mbesës sime, Stormi, nëse dëshiron” – tha Jenner për ‘Forbes’.
Të tjera
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...