Sport

Kjo skuadër është kampion sa i përket golave të shënuara në stinorin vjeshtor në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 05 December 2019

Stinori vjeshtor i elitës së futbollit kosovar ka përfunduar javën që lamë pas, shkruan Gazeta inFokus.

Ballkani nga Suhareka është shpallur kampion vjeshtor me 34 pikë, dy më shumë se përcjellësi i dytë Gjilani dhe tri më shumë se Drita dhe Prishtina që renditën në pozitën tre dhe katër.

Klubi i Gjilanit nuk u shpall kampion vjeshtor, por është kampion sa i përket golave të shënuara.

-Advertisement-

Gjilanasit kanë shënuar 29 gola në 17 takime të zhvilluara.

Pas tyre vijnë edhe Feronikeli që ka 28 dhe Ballkani e Drita me nga 26 sosh.

Më poshtë keni renditjen e Superligës me goldallime./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera