Sport

Kjo skuadër e mposhti për herë të fundit Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 10 May 2019

Prishtina do të kërkojë fitore të shtunën kundër Llapit në mënyrë që të mbetet në garë për titull dhe të njëjtën kohë, kërkon hakmarrje ndaj llapjanëve për humbje e pësuar në Podujevë, shkruan Gazeta inFokus.

Disfata në “Zahir Pajaziti”, është e fundit që e ka pësuar ekipi nga kryeqyteti dhe kishte ndodhur me 3 mars të këtij viti, ku Llapi kishte fituar 1:0 me golin e Ahmed Januzi.

Plotë 69 ditë kanë kaluar që nga disfata e fundit e Prishtinës, skuadër që gjatë kësaj periudhe ka arritur 8 fitore dhe 2 barazime.

-Advertisement-

Prishtina – Llapi, zhvillohet të shtunën në “Fadil Vokrri” dhe nis në ora 16:00./Gazeta infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera