Lifestyle

Kjo shefe mendon për “relaksin” e punonjësve të saj

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 17 May 2021

Një shefe po ndihmon punonjësit të lehtësojnë stresin e pandemisë duke u dhënë atyre minuta pushimi të përditshme për t’u masturbuar. Bëhet fjalë për pronaren e një kompanie në Barcelonë “Erika Lust Films”, Erika Lust, që është regjisore e filmave për të rritur.

Ajo shpreson që përmes kësaj skeme, 36 punonjësit e saj do të ndihen më të relaksuar. Çdokush që punon në kompani ka mundësinë të marrë 30 minuta pushim çdo ditë, për t’u masturbuar.

“Unë i vlerësoj punonjësit e mi dhe e di që kur ata ndihen mirë, bëhet një punë më e mirë. Me pandeminë dhe ndryshimin e madh në mënyrën se si ne jetojmë jetën tonë, unë fillova të vërej se punonjësit e mi ishin stresuar disi dhe punonin me më pak energji. Prandaj mendova t’u ofroj pushimin për masturbim.”

-Advertisement-

Dhe nisma e saj rezultoi e suksesshme!

“Një pushim i masturbimit në punë na fokuson më shumë, na bën më pak agresivë dhe më shumë produktivë.”

“Masturbimi jo vetëm ju bën më të lumtur, më të relaksuar dhe më të përqendruar, rrit shtysën tuaj për të kryer gjërat.”

“Plus, çliron endorfinë dhe lehtëson tensionin e stresin.”

“Në thelb, është ilaçi i përsosur për një ditë stresuese në punë”, u shprehën punonjësit.

Erika shpreson që e njëjta nismë të përqafohet edhe nga kompani të tjera në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera