Lajme

“Kjo Qeveri ka pasur mundësinë që ta arrestojë Radoiçiqin, por nuk e kanë bërë dhe tani e shpallin si të rrezikshëm”

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 25 December 2023

Deputeti nga Aleanca për Ardhërinë e Kosovës Pal Lekaj, ka reaguar pas paralajmërimeve nga Kryeminsitri Kurti dhe Ministri Sveçla, për sulme të reja nga Serbia.

Deputeti Lekaj në një prononcim për Blic, ka thënë se Kurti në vend që të merret me punë dhe projekte për zhvillim të shtetit, ai po merret me konferenca mediatike për të krijuar mjegull tek qytetarët.

“Kryeministri Kurti në vend që të merret me punë, projekte e zhvillim të shteti, ai merret me konferenca mediatike për të krijuar mjegull e huti tek qytetarët”, tha Lekaj

-Advertisement-

Tutje thotë se është fat i keq që Kosova është vazhdimisht e kërcënuar nga Serbia dhe që përballet më një shtet fqinj zullumqarë.

“Është fat i keqë që Kosova është e kërcënuar vazhdimisht nga Serbia dhe po përballet me një shtet fqinjë zullumqarë”, u shpreh ai.

Lekaj tha se qasja e Kurtit është gabim, pasi që ai duhet të mbaj takime të rregullta me ekspertë të sigurisë, institucionet e rendit dhe ligjit që të parandaloj sulmet eventule nga Serbia.

“Kryeministri po gabon me këtë qasje. Ai duhet të mbajë takime të rregullta me ekspertët e sigurisë në vend, spektrin politik, institucionet e rendit dhe ligjit në vend, jo vetëm për të bërë përgaditjet por edhe për të arritur të parandalojë sulmet eventuale nga Serbia. I gjithë ky angazhim duhet të bëhet me praninë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëtve. Pra, kjo strategji e veprimit mungon, dhe kjo nuk është e mirë pasi Siguria është baza e shtetit tonë dhe të ardhmen tonë”, shtoi ai.

Deputeti thotë se kjo Qeveri ka pasur mundësinë që ta arrestoj Radoiçin, por nuk e kanë bërë dhe tani e shpallin si të rrezikshëm.

“Kur jemi tek Radojçiq, mos të harrojmë që kjo Qeveri e kishte në menaxhim situatën në veri, i njejti ishte i rrethuar dhe kan pasur mundësi ta arrestojnë, gjë që nuk e kanë bërë dhe tani e shpallin si të rrezikshëm”, potencoi ai.

Lekaj i bën thirrje Kryeministrit Kurti që ti kthehet bashkëpunimit me akterët e brendhëm të vendit, pasi që situata nuk është e mirë në kuptimin e sigurisë.

“Unë i bëjë thirrje Kryeministrit që ti kthehet bashkëpunimit me akterët e brendshëm të vendit, me qëllim të mbrojtjes së vendit, sepse vërtet situata nuk është e mirë në kuptim të sigurisë”, përfundoi Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera