Sport

Kjo që i ka ndodhur sonte Mourinhos në duelin ndaj Evertonit, nuk i ka ndodhur asnjëherë gjatë karrierës së tij

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 13 September 2020

Tottenhami nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Premierligë, pasi në shtëpi është mposhtur nga Evertoni me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri i ‘spursave’, Jose Mourinho e ka përjetuar për herë të parë në karrierë disfatën në duelin hapës të një kampionati.

Strategu portugez asnjëherë më parë nuk ka humbur sfidën hapëse të ndonjë kampionati.

-Advertisement-

Në 18 ndeshjet e para të zhvilluara në kampionate të ndryshme, Mourinho ka shënuar 11 fitore në duelet e para dhe ka barazuar në 7 sosh.

Evertoni i drejtuar nga trajneri italian, Carlo Ancelotti, e njoftoi tekniku portugez me humbjen e parë në përballjen e parë të një sezoni të ri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera