Sport

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Serie A

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 09 September 2017

Në rast se Inter, Juventus, Milan dhe Napoli fitojnë ndeshjet e kësaj fundjave do të bëheshin katër skuadra me pikë të plota pas 3 ndeshjesh dhe ky do të ishte një rekord absolut për Serie A, që nga koha kur ky kampionat luhet me dy faza.

Në fakt, në të kaluarën kanë qenë 3 skuadra që kanë pasur pikë të plota pas 3 javëve të para: 1950-51 (Bologna, Milan dhe Palermo), 1966-67 (Inter, Juventus dhe Napoli) dhe 2012-13 (Juventus, Lazio dhe Napoli).

Ndërkohë, përsa i takon vendeve të fundit, në rast se humbet, Fiorentina do të mbetej me zero pikë pas 3 ndeshjeve të para për herë të dytë në historinë e kampionatit italian që nga sezoni 1935-36.

-Advertisement-

Vitin e kaluar, e vetmja skuadër me pikë të plota pas tri javëve te para, ka qenë Juventus, ndërsa skuadra me zero pikë ka qenë Crotone.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera