Lajme

“Kjo nuk është në rregull”, “Nuk ka të bëjë asgjë me juve”, debat mes Nushit dhe moderatores pas aksionit të PSD-së

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 01 February 2023

Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, sot ndërrmori një aksion gjatë transmetimit direkt të lajmeve në RTK. Ai erdhi në transmetim me një pankartë ku shënonte “Radio Televizioni i Kurtit” si kundërshtim për emërimin e Rilind Gërvallës si kryetar i Bordit të televizionit publik.

Gërvalla kishte lidhje me partinë në pushtet, VV-në, andaj edhe ky emërim ka marrë reagime të shumta. Gjatë aksionit, Nushi pati një debat me moderatoren Alketa Gashi Fazliu.

“Kjo nuk është në rregull”, i tha ajo Nushit.

-Advertisement-

Ndërkohë Nushi i tha se kjo nuk ka të bëjë asgjë me të personalisht.

“Nuk ka të bëjë asgjë me ju”, ia ktheu aktivisti i PSD-së.

“Jo por vërtetë nuk është me rregull”, shtoi përsëri moderatorja, por që Nushi ia ktheu duke thënë se moderatorja vetëm se qëlloi aty dhe se aksioni ishte i drejtuar për tjetërkënd.

“Më vjen keq që qëlluat ju. Por kushdo tjetër që do të ishte, rezultati do të ishte i njëjtë”, shtoi ai.

Më poshtë pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera