“Kjo nuk është Madonna apo jo?”/ Kirurgët plastikë i zbulojnë këngëtares së famshme të gjitha ndërhyrjet estetike (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 01 November 2022
Mbretëresha e muzikës, Madonna, i ka tronditur së fundmi fansat me një pamje të re të saj të “çuditshme”. Look-u i ri duket se është rezultat i operacioneve plastike si dhe procedurave të shumta estetike.
Lidhur me pamjen e saj të re kanë reaguar ndjekësit në rrjetet sociale duke u ankuar për të. Madje ata shprehen se ajo nuk po njihet më.
“Kjo nuk është Madonna apo jo? Çfarë i ndodhi asaj?”, shkroi dikush dhe një tjetër shton: “Trishtim që kaq shumë gra bien viktimë e dëshirës për t’u dukur 20 vjeç përgjithmonë dhe e teprojnë me mbushësit dhe operacionet”.
Ndërsa së fundmi, kirurgët ekspert që ndihmojnë klientët të ruajnë një shkëlqim rinor po vlerësojnë se çfarë pune mund të ketë bërë Madonna dhe nëse mendojnë se ajo ka shkuar shumë larg kësaj radhe.
“Ajo duket sikur Halloween erdhi pak më herët”, thotë kirurgu i njohur plastik Dr. Ramtin Kassir ekskluzivisht për “Page Six”, duke shtuar: “Ajo ka një formë të ekzagjeruar të fytyrës tani”.
Gjithashtu ka reaguar edhe Dr. Ehsan Ali, CEO i Beverly Hills Concierge Doctor and Urgent Care, duke thënë: “Kur pashë postimin për herë të parë, si shumë të tjerë, edhe unë u befasova shumë nga pamja e Madonnës”.
Madje ai beson se fituesja e Grammy-t ka bërë rreth nënë procedura të ndryshme. Midis tyre, mjekja e certifikuar nga bordi beson se Madonna në të vërtetë ka kryer operacione për të arritur estetikën e saj të re.
“Ajo me siguri ka një ngritje të fytyrës,” pohon Dr. Ali dhe vijon: “Mund të shihni se lëkura e saj është tërhequr dhe shtrënguar, pa lëkurë të lirshme dhe pa rrudha. Një ngritje e fytyrës gjithashtu ndryshon formën e syve tuaj, të cilën mund ta shihni në imazhin e saj, sytë e saj duken ‘të tërhequr mbrapa’”.
Ai gjithashtu vë në dukje se këngëtarja e hitit të famshëm “Like a Virgin” ka bërë rinoplastikë, me të cilën Kassir – i cili është një nga mjekët e rinoplastikës në Hollywood – pajtohet, duke theksuar: “Hunda duket shumë e ngushtë me një majë të mprehtë”.
Ali, i cili mburret me klientë të tillë si Kim Kardashian, Kylie Jenner, Gwen Stefani dhe Ariana Grande, thotë se duket sikur Madonna ka marrë edhe botox për të reduktuar rrudhat – në disa zona të ndryshme të saj në fytyrë.
“Ka lëvizje minimale dhe asnjë linjë shprehjeje, gjë që konfirmon se ka disa njësi botox në ballin e saj”, ka shtuar ai. Por jo vetëm kaq, pasi mjeku në fjalë beson se mollëzat e Madonnës janë “krejtësisht të ndryshme” nga kur ajo ishte më e re. Sipas tij, tani janë më “të dukshme” dhe janë rezultat i mbushjes.
Nga ana tjetër, mjekja Pamela Weinberger e “Plump Cosmetics and Injectables” në Miami pranon se Madonna ka bërë injeksione në faqet e saj dhe vëren se përdorimi i tepërt i mbushësit “me kalimin e kohës” mund të jetë ajo që i jep yllit një pamje “të panatyrshme”.
Eksperti i dermatologjisë estetike tregon se mbushësi i faqeve të 64- vjeçares ka filluar të “ndërtohet” dhe ka paraqitur një “vëllim të tepërt” që “po i heq strukturës së saj të mrekullueshme kockore”.
“Në moshën e saj, lëkura e lirshme rreth qafës është e zakonshme dhe fakti që ajo ka një nofull të pastër më tregon se ajo ka pasur lipo nën mjekër dhe një liftim të qafës për të tërhequr lëkurën prapa”, thotë ajo.
Megjithatë, ajo thotë se Madonna duket “jashtëzakonisht e tepruar” dhe me këtë lloj mbushësi “më pak është më shumë”.
Weinberger arrin në përfundimin se në fund mund të duhen deri në 30,000 dollarë ose më shumë që Madonna të korrigjojë pamjen e saj aktuale dhe të kthehet në një version më të ngjashëm të vetvetes së saj të mëparshme.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...