Kjo ndodh, nëse SHBA përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 19 October 2017
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, disa ditë më parë ishte shprehur se nuk do të ketë bisedime me Serbinë pa përfshirjen e SHBA-së në dialogun që po zhvillohet mes dy vendeve në Bruksel.
Ai madje pati paralajmëruar se nuk do të ulet fare në tavolinë të bisedimeve pa prezencën e SHBA-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.“Nuk mund të vazhdojmë dialog nëse nuk është Amerika në tavolinë”, kishte deklaruar Haradinaj.
Kjo për faktin se përfshirjen e SHBA-së në dialog Haradinaj e ka cilësuar si qenësore për t’i çuar bisedimet përpara.“Roli amerikan është i nevojshëm për paqen”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se “rolin e Amerikës në tavolinë e shohim si nevojë thelbësore”.
“Bisedimet do të duheshin përfunduar me njohje reciproke të shtetësisë mes Kosovës dhe Serbisë”, pati thënë ai.Por për përfshirjen e SHBA-së në dialog Zyra e BE-së nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë se a do të ndodhë një gjë e tillë, apo jo.
Ata në deklaratën e tyre të fundit as nuk e mohuan e as nuk e pohuan një gjë të tillë.“Të dyja palët kanë rënë dakord të fillojnë punën në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini, ka rikonfirmuar kohët e fundit se dialogu ka hyrë në një fazë të re”, është thënë në përgjigjen e Zyrës së BE-së dhënë gazetës “Zëri”.
Propozimin e kryeministrit Haradinaj për përfshirjen e SHBA-së në dialog e kishte përkrahur edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili këtë gjë e konsideronte si të domosdoshme
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...