Lajme

Kjo modele ka shkelur rregullat e Sheriatit, Arabia po e kërkon në çdo cep, ja përse (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 18 July 2017

Një shëtitje me minifund mes rrënojave të një kështjelle të vjetër. Gjë normale në një ditë të nxehtë vere, sikur vajza e kapur në videon e postuar në rrjet të mos ishte nga Arabia Saudite.

Gruaja, e njohur me emrin e artit Khulood, tani është në kërkim nga policia, sepse ka shkelur rregullat e veshjes për femrat, për më tepër në një nga vendet më të vizituar të Mbretërisë, në Fortesën Ushaiqer, 155 kilometra nga Riadi.

Autoritetet e Ushaiqerit i kanë kërkuar policisë ta arrestojë vajzën, pasi nuk ka mbuluar trupin dhe kokën.

-Advertisement-

Videoja ka ngjallur debate të forta në Arabi dhe ka shumë që mendojnë se është postuar pikërisht për këtë qëllim, pasi brezat e rinj në vend, që përbëjnë 65 përqind të popullsisë, janë përherë e më indiferentë karshi normave tradicionale.

Megjithatë, Komitetit për Mbrojtjen e Virtyteve dhe Parandalimit të Veseve ka hapur një hetim. Provinca ku ndodhet Ushaiqer është il Najd, zemra e dinastisë saudite dhe sidomos djepi i wahabizmit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera