Kjo lëndë ushqyese lufton dobësimin e kockave dhe ankthin
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 27 December 2021
Plakja mund të jetë një proçes i vështirë për trupat tanë,por nuk ka pse të jetë një luftë e vazhdueshme për sa kohë që kemi ushqyesit e duhur në regjimin tonë ushqimor.
Një faktor i rëndësishëm është marrja e llojit të duhur të proteinave, më konkretisht llojet e duhura të aminoacideve të cilat janë “blloqet ndërtuese” të proteinave.
Lizina është aminoacidi kyç për të pasur kocka dhe lëkurë të shëndetshme
Madje mund të zvogëlojë edhe ankthin! Meqenëse aminoacidet janë blloqet ndërtuese të proteinave, ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për trupin dhe janë të nevojshme për një sërë funksionesh trupore. Ekzistojnë gjithsej 20 aminoacide për të cilat trupi ka nevojë, disa prodhohen në trup dhe të tjerët i marrim përmes ushqimit. Lizina ndërton proteinën e kolagjenit,i cili i jep lëkurës dhe kockave strukturë duke parandaluar kështu rrudhat dhe frakturat e kockave. Kërkimet tregojnë që lizina rrit aftësinë e trupit tonë për të thithur kalcium përmes zorrës, duke i bërë kockat më të forta.
Ajo madje vepron si një agjent lidhës për lëkurën, duke ndihmuar në shërimin e shpejtë të plagëve dhe nxit ripërtëritjen e qelizave të lëkurës. Çfarë është edhe më e habitshme është se lizina mund të zvogëlojë simptomat e ankthit duke ulur efektet e stresit në trup! Një studim, tregoi që konsumimi i lizinës shoqërohej me rezultate të përmirësuara ankthit dhe nivele të reduktuara të kortizolit, hormonit të stresit te gratë.
Kërkime të tjera zbuluan se konsumimi i 2.4 gramë lizinë në ditë uli ndjeshëm kortizolin dhe ankthin e shkaktuar nga stresi! Ushqimet që janë më të larta në lizinë janë mishi i viçit, mishi i qengjit, mishi i pulës, avokado, salmoni, merluci, fasulet. Por nëse doni të merrni më shumë lizinë,ju mund ta gjeni atë në formë suplementi. Gjithmonë duke u këshilluar paraprakisht me mjekun tuaj.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...