Lajme

Kjo komunë po konsiderohet si vatër e re e infeksionit me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 03 June 2020

Vushtrria me 72 raste aktive, vatër e re e koronavirusit.

Numri i rasteve aktive me koronavirus ka shkuar në 72 në Vushtrri, duke e bërë vendin vatër të sëmundjes.

Informacionin e ka bërë të ditur për lajmi.net Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli.

-Advertisement-

Vetëm përgjatë ditës së sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar 14 raste të reja në Vushtrri.

Sipas komunikatës së lëshuar nga IKSHPK, pesë nga rastet vijnë nga Vushtrria, katër nga Nadakovci, katër në Stanovc të poshtëm dhe një rast në Reznik. Të tri fshatrat e përmendura janë pjesë e Komunës së Vushtrrisë.

Ndërkaq, të hënën qyteti i Vushtrrisë raportonte 14 të diagnostikuar me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19, nga 27 sa u shfaqën gjithsej në nivel qëndror, sipas Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas të njëjtit burim, përgjatë së mërkurës, 19 persona janë infektuar me virusin pandemik, ndërkaq 24 të tjerë janë shëruar nga Covid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera