Lajme

Kjo komunë nesër nuk do të ketë ujë të pijshëm

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 01 December 2019

Konsumatorët e komunës së Drenasit nesër nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ku sipas tyre arsyeja është avaria në gypin furnizues të Ibër Lepencit deri në stacionin e pompave në Bivolak, shrkuan gazeta inFokus.

“Konsumatorët e komunës së Drenasit nesër nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm, mësoni arsyen,
Drenas, 1 dhjetor – Gjatë ditës së nesërme 2 dhjetor, e hënë duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 19:30 ( gjithsej 11 orë) , konsumatorët e komunës së Drenasit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.
Arsyeja e detyrimit të ndërprerjes së furnizimit me ujë nga KRU ” Prishtina ” sh.a. është avaria në gypin furnizues të Ibër Lepencit deri në stacionin e pompave në Bivolak.
Ekipet teknike të Ndërmarrjes ” Ibër Lepenc” do të merren me rastin më fjalë dhe sipas tyre, ata do të bëjnë çmos që punimet të kryhen në afat sa më të shpejtë edhe pse, pozicioni i punës është i vështirë.
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e komunës së Drenasit!”, thuhet në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera