Sport

Kjo Komunë e Kosovës shpalli sportistat e vitit

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 23 December 2018

Komuna e Ferizajt ka shpallur sportistët e vitit për 2018.

Sportistja e vitit 2018 u shpall Valmire Ramadani, volejbolliste e Klubit të Volejbollit “Kastrioti”, kupën, pllakatin dhe mirënjohjen së cilën ia ndau i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Mirënjohje u ndanë edhe për klubet sportive të personave me nevoja të veçanta siç janë: shoqata e të verbërve, shoqata “Handikos”, shoqata e të shurdhërve, shoqata “Hendifer”, shoqata “Handicap Kosova” dhe shoqata Down Syndrome.

1. Gazetari Sportiv i Vitit 2018 u zgjodh gazetari Refik Sadriu, ndërsa për televizionet lokale TV Liria dhe TV TEMA u ndanë mirënjohje;
2. Tifozi sportive i vitit 2018 u zgjodh Tifozeria “Ujqit”
3. Mjeku sportiv i vitit 2018 u zgjodh Fatlum Ademi;
4. Punëtori sportiv i vitit 2018 u zgjodh Shpend Rushiti;
5. Sportisti në diasporë për vitin 2018 u zgjodh Arbër Qerimi;
6. Shoqata e vitit 2018 u zgjodh Shoqata e bjeshkatarëve “Lybeteni”;
7. Referi i vitit 2018 në rrafshin ndërkombëtar në pingpong u zgjodh Jeton Beqiri kurse referi i hendbollit në rrafshin kombëtar u zgjodh Fisnik Jashari;
8. Trajner i Vitit 2018 u zgjodh Verim Zherka nga Klubi i Hendbollit “Kastrioti” M dhe Shemsi Shaqiri trajner i klubit të karatesë “Sharri”;
9. Ekipi i Vitit 2018 u zgjodh Klubi i Hendbollit “Kastrioti” – meshkujt;
10. Sportist pioner 2018 u zgjodh Denisa Shabani, kurse u ndanë mirënjohje edhe për Yllka Jashari – volejbolliste e Klubit të Volejbollit “Kastrioti”, Elda Hoxha – hendbolliste e Klubit të Hendbollit të “Kastrioti”, Anita Grainca – basketbolliste e Klubit të BAsketbollit “Kastrioti”, Erind Braha-notuese e Klubit të Notit “Kastrioti”, Jon Halili – xhudist I Klubit të xhudos “Kastrioti”, Artiol Shaqiri – karatesit i Klubit të Karatesë – “Sharri”, Taulant Ramadani – gjimnast i Klubit të gjimnastikës “Ferizaj, Alma Loku – karateiste e Klubit të Karatesë – “Kastrioti”, Shega Hashani – pingpongiste e Klubit të Pingpongut “Ahmet Hoxha” dhe Fatjon Bajrami – karateist i Klubit të Karatesë “Sharri”
11. Sportist junior 2018 u zgjodh Behije Mustafa nga KK “Fituesi” kurse me mirënjohje në këtë kategori u shpërblyen edhe Erblina Pajaziti – karateiste e Klubit të Karatesë “Fituesi”, Rona Emërllahu – karateiste e Klubit të Karatesë “Sharri”, Jerina Rexhepi – pingpongiste e Klubit të Ping Pongut “Ahmet Hoxha” , Shpend Kiki – boksier I Klubit të Boksit “Kastrioti”, Yll Halili- notues I Klubit të Notit “Kastrioti”, Blerton Nuha – çiklist i Klubit të Çiklizmit “Kastrioti”, Agnesa Rrahmani – basketbolliste e Klubit të Basketbollit “Kastrioti”, Blerton Hyseni – volejbollist i Klubit të Volejbollit “Luboteni”, Agon Selmani – hendbollist i Klubit të Hendbollit “Kastrioti”;
12. 10 sportistët senior më të mirë të vitit 2018 u zgjodhën Butrint Bytyqi KV “Ferizaj, Besiana Emini – Alpiniste, Altin Maloku – Klubi i Karatesë “Sharri”, Besfort Bunjaku – Autoklub “Ferizaj, atleti Aldon Sadiku, Egzon Misini Klubi i Çiklizmit “Kastrioti”, hendbollistja Ardiana Salihu, Arif Elezi -KV “Lebeteni”, Rron Ramadani KH “Kastrioti” kurse SPORTISTJA E VITIT 2018 u shpall VALMIRE RAMADANI, volejbolliste e Klubit të Volejbollit “Kastrioti”, kupën, pllakatin dhe mirënjohjen së cilën ia ndau i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

-Advertisement-

Me mirënjohje u nderuan edhe dhjetëra biznese që dhanë kontribut në zhvillimin e sportit ferizajas në vitin 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera