Lajme

Kjo komunë e Kosovës ende po i bën ballë koronavirusit, edhe sonte asnjë rast

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 25 April 2020

Mitrovica Jugore ende vazhdon të mos ketë asnjë rast pozitiv me koronavirus. Edhe mostrat e 24 orëvë të fundit kanë dalë negativ në këtë qytet.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri i cili tha se Mitrovica është ndër qytetet e pakta në Kosovë që ende nuk ka asnjë raste me koronavirus.

“Fatmirësisht as sot nuk është konfirmuar asnjë person i infektuar me koronavirusin COVID-19 nga Mitrovica, e cila është ndër qytetet e pakta pa persona që kanë dalë pozitiv me këtë virus deri më tani.

-Advertisement-

Në këtë muaj të shenjtë Ramazani, lutemi që gjithë të infektuarit nga qytetet tjera të Kosovës të shërohen sa më shpejt 🙏

Falenderoj qytetarët e Mitrovicës që po i zbatojnë maksimalisht udhëzimet e institucioneve shëndetësore, për masat mbrojtëse kundër koronavirusit COVID-19”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera