Sport

Kjo ishte paga marramendëse që Challandes fitoi te Kosova

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 13 October 2021

Bernard Challandes mesditën e së mërkurës është larguar nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Ka qenë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ai i cili në konferencë për media njoftoi se i kanë ndarë rrugët me teknikun zviceran.

Largimi i Challandesit nga Kosova ka ardhur pas humbjes nga Gjeorgjia dhe rezultateve negative në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

-Advertisement-

Challandes po largohet nga Kosova pas tri viteve e gjysmë, ku është paguar mjaftë mirë nga FFK-ja.

Revista e njohur zvicerane L’illustre në prill te vitit 2019 kishte raportuar se Bernard Challandes paguhet 250-300 mijë franga në vit nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Kjo i bije që Bernard Challandes deri me sot ka marrë afro 1 milionë euro nga FFK-ja për punën e bërë me kombëtaren e Kosovës.

Challandes pas largimit nga Kosova ka njoftuar se do të pensionohet dhe do ta përcjellë Kosovën edhe në të ardhmen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera