Sport

Kjo ishte kombëtarja e fundit që e kishte mposhtur Gjermaninë me rezultat 6-0

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 17 November 2020

Sonte në mbrëmje duhej të mbyllej një vit kalendarik për Kombëtaren e Gjermanisë, por për trajnerin e saj, Joakim Low, është mbyllur një cikël.

Pakënaqësi të mëdha kishte nga tifozët që përpara përballjes së sotme kundër Spanjës. Disa rezultate zhgënjyese dhe fitore aspak bindëse në lojë e kanë shoqëruar Low, që i ka ditët e numëruara.

Spanja e ka turpëruar Gjermaninë në shifrat 6-0, duke shkelur me këmbë ata që deri sot konsideroheshin si “të pamëshirshëm”, për ta shtypur kundërshtarin edhe në momentin që ngre flamurin e bardhë.

Këtë ndjenjë e kanë provuar vetë gjermanët kundër spanjollëve, ndërsa një humbje e tillë në këto shifra nuk ndodhte që nga 1931, atëherë kur Austria do të fitonte në shifrat 6-0.

Të tjera