Sport

Kjo ishte kombëtarja e fundit ndaj të cilës kishte triumfuar Kosova

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 16 November 2020

Kombëtarja e Kosovës nuk di për fitore në 10-të takimet e fundit të zhvilluara në të gjitha garat, shkruan Gazeta inFokus.

Kosovarët humben mbrëmë nga Sllovenia me rezultat 2-1, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ po kalojnë në krizë të rezultateve për shkak të lëndimeve të shumta të futbollistëve, por edhe situatës me koronavirus, pasi disa klube nuk po i lejojnë lojtarët që të grumbullohen me kombëtare.

-Advertisement-

Fitorja e fundit e Kosovës ishte ajo ndaj Malit të Zi me 14 tetor të vitit të kaluar, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘EURO 2020’.

Golat ndaj malazezëve i kishin realizuar Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi.

Që nga ajo kohë ‘Dardanët’ kanë zhvilluar 10-të takime, ku kanë regjistruar dy barazime dhe tetë humbje.

Duelin e radhës Kosova e luan të mërkurën në Prishtinë ndaj Moldavisë, në kuadër të xhiros së fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera