Lajme

Kjo ishte intervista e fundit e deputetit të LDK-së që vdiq mbrëmë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 19 May 2017

Mbrëmë ka vdekur deputeti i LDK-së në legjislaturën e fundit, Agim Kikaj.

Burime të mediumeve të ndryshme kanë thënë se Kikaj ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër, shkruan Periskopi.

Kikaj ishte mjaft prezenet në media si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

E fundit intervistë e tij ishte në emisionin Interaktiv të KTV-së me gazetarin Xhemaj Rexha.

Më 8 maj të këtij viti, Kikaj ishte ftuar në emision për të folur rreth demarkacionit dhe zgjedhjeve të reja në Kosovë që do të mbahen më 11 qershor.

Kikaj ka lindur më 10 shkurt 1963, dhe kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Po ashtu, ai ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, organit më të lartë të kësaj partie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera