Sport

Kjo ishte hijeshia e futbollit kosovar në vitin 2018

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 01 January 2019

Viti 2018 ishte paksa edhe “dekorues” për futbollin e Kosovës. Sporti më i popullarizuar në vendin tonë dhe në botë shënoi progres në infrastrukturë. Krejt kjo falë rinovimit të stadiumit të kryeqytetit, shkruan gazeta “Zëri”.

Procesi i stërzgjatur që eci me “hapa të breshkës” u krye në muajin gusht të vitit që e lamë pas kur me 9 milionë euro investim stadiumi ndryshoi tërësisht pamjen duke i plotësuar kriteret e UEFA-s dhe të FIFA-s për ndeshje ndërkombëtare. Stadiumi zyrtarisht u hap me ndeshjen e Superkupës në mes të Dritës dhe Prishtinës dhe e mori emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Me atë ndeshje edhe u testua ky stadium, i cili e kaloi sprovën, duke u shndërruar në një fole për Përfaqësuesen e Kosovës, së cilës i shkoi perfekt në fushën e blertë të rinovuar duke shënuar rezultate të shkëlqyeshme në Ligën e Kombeve. Njëkohësisht, erdhi rehatia për “Dardanët” të cilët ishin lodhur duke udhëtuar drejt Shkodrës ku Kosova i zhvillonte ndeshjet ndërkombëtare në mungesë të një stadiumi normal në vendin tonë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera