Sport

Kjo ishte fitorja më e lartë e Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandesit

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 13 October 2021

Federata e Futbollit e Kosovës mesditën e së mërkurës e ka shkarkuar, Bernard Challandesin, nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ky shkarkim i tekniku zviceran ka ardhur pas humbjes së mbrëmshme nga Gjeorgjia dhe pas rezultateve negative në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Challandes mori drejtimin e ekipit kombëtar të Kosovës në vitin 2018, duke udhëhequr “Dardanët” në 40 ndeshje, nga ku janë regjistruar 17 fitore, 15 disfata dhe 8 barazime.

-Advertisement-

Fitoren më e lartë e Kosovës nën drejtimin e tekniku zviceran ishe ajo ndaj Maltës në udhëtim, ku ‘Dardanët’ triumfuan me rezultat të thellë 5-0, takim ky i zhvilluar me 17 nëntor të vitit 2018, në kuadër të edicionit të parë të Ligës së Kombeve.

Kosova në ndeshje zyrtare me rezultat të lartë e mposhti edhe Azerbajxhanin në Prishtinë, ku triumfuan me shifrat 4-0, edhe ky takim i vlefshëm për sezonin e parë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera