Lajme

Kjo ishte ëndrra e pa realizuar e Agim Aliut, kryetarit të Ferizajt

Autori: Islam Morina 18:15 | 21 September 2021

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në zgjedhjet e 17 tetorit garon edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të Ferizajt.

Emisioni N’Konak, e kishte të ftuar Aliun, i cili përveç tjerash ka rrëfyer edhe për një ëndërr të tijën që nuk u realizua.

Ai ka thënë se ëndërr e kishte të bëhej basketbollist, anipse është tifoz i futbollit.

-Advertisement-

“Sigurisht se kemi pasur shumë ëndrra, por asnjë nuk do të mund të realizohej dhe këto kanë mundur të jenë peng i asaj që nuk është realizuar e drejta fondamentale, liria, çlirimi i vendit. Kam dashur të jem një basketbollist, jo që kam qenë shumë i gjatë, por për gjeneratën që i kam takuar kam qenë në mesin e të gjatëve dhe zakonisht kam luajtur basketboll, p[or adhurues më i madh jam i futbollit jam tifoz i futbollit por dëshirën për të luajtur e kam pasur gjithmonë në basketboll. Kemi luajtur një kohë pikërisht në fshatin Balaj, atëherë kur ishin kufizimet e terreneve dhe palestrave sportive Klubi Kastrioti ka ardhur shpesh të luaj në Balaj sepse ne e kemi pasur një terren me dy kosha dhe praktikisht ajo ka mundësuar që klubi jonë nga Balajt të ishte një lloj stërvitësi sepse ne nuk ishim profesionistë, i klubit të basketbollit të Kastriotit”, ka thënë Aliu në emisionin N’Konak, prodhim i Gazetës Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera