Kjo ishte dita më e nxehtë në histori/ Shkencëtarët janë të shqetësuar për ngrohjen globale
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 24 July 2024
Toka kaloi ditën më të nxehtë të regjistruar në histori.
Planeti ynë regjistroi temperaturën më të nxehtë të të gjitha kohërave. Sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Europian, 21 korriku ishte 17.09 gradë Celsius, një vlerë kjo mesatare në rang global.
Në krahasim me vitin 2023, kjo temperaturë është 0.01 gradë Celsius mbi rekordin e vitit të kaluar.
Por 21 korriku 2024 ka shënuar ditën më të nxehtë që prej vitit 1940. Ky rekord vjen teksa shumë vende durojnë valë të nxehta të zgjatura. Rreth njëqind qytete në të gjithë SHBA-në po përjetojnë ditët më të nxehta të verës në histori, ndërkohë që të nxehtë ekstrem po përjeton edhe Evropa.
Pavarësisht se të dhënat janë regjistruar që nga mesi i shekullit të 20-të, të dhënat e temperaturës tregojnë periudhën më të ngrohtë që planeti ka parë në të paktën 100,000 vjet, sipas shkencëtarëve që kanë studiuar të dhënat e klimës të nxjerra nga bërthamat e akullit dhe shkëmbinjtë koralorë.
Shkencëtarët lidhën rekordin e vitit të kaluar me fenomenin e El Niño, një model klimatik natyror në oqeanin Paqësor me një efekt ngrohjeje dhe ndotje nga karburantet fosile, që po bllokon nxehtësinë në atmosferën e Tokës.
Ndërsa rekordi i këtij viti vjen ndërsa El Niño po zhduket dhe po kalon në fazën e tij të ftohtë La Niña, duke nënvizuar ndikimin e rëndësishëm të krizës klimatike të shkaktuar nga njeriu.
Rritja e papritur e temperaturave globale është e lidhur me nxehtësinë anormale në pjesë të mëdha të Antarktidës. Ngrohja e shpejtë e këtij kontinenti të akullt është një prirje që po alarmon shkencëtarët.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...