Lajme

Kjo është zgjidhja që Arsim Selimi ka për Hajvalinë

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 15 October 2021

Kandidati për asamble komunale të Prishtinës, Arsim Selimi thotë se Hajvalia ka nevojë urgjente të rregullojë kanalizimin afër Shkollës ‘Afrim Gashi’.

Ai përmes një postimi është shprehur që kjo është një padrejtësi ndaj banorëve të kësaj ane, shkruan Gazeta Infokus.

Selimi ka shpalosur programin e tij për ujërat e zeza e cila komuna duhet ti trajtojë që banorët e Hajvalisë nuk do kenë më probleme me kanalizimin.

-Advertisement-

“Komuna e Prishtinës duhet të rregulloj këtë kanalizim në gjatësi prej 1870 metra me një diametër minimum φ100cm.
Komuna e Prishtinës pjesën prej 1300 metra nuk ka asnjë arsyetim të mos e bëjë këtë kanalizim pasi që e tërë rrjedha e kësaj prrocke është në pronësi të ndërmrrjes Ujërat.

Komuna e Prishtinës duhet që në bashkëpunim me banorët të bëjë zgjidhje edhe për 570m të kanalizimit i cili vjen nga Pallati i Drejtësisë dha të lidhë me kanalizimin e cekur më lartë”, ka shkruar ai. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera