Lajme

Kjo është vlera marramendëse e të hollave që u vodhën te KEDS-i në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 02 March 2021

Dy persona të armatosur me armë të shkurtra dhe me maskë  të hënën kanë hyrë në zyret e KEDS-it në Prizren ku aty kanë grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Burime të Indeksonline thonë se vlera e të hollave që u vodhën aty kap shifrën prej 95 mijë eurosh.

Ndryshe, ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

“Rr. Sylejman Rrotlla, Prizren 01.03.2021 – 15:01. Raportohet se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arrit të grabisin para të gatshme nga zyra e pagesave të një kompanie. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera