Lajme

Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 02 May 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 5 viktima si pasojë e virusit COVID-19.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 47 vjeçar nga Skenderaj.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç)”, është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 160 raste të reja me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera