Lajme

Kjo është video që publikoi Kobra para se të ndodhte rasti në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 03 January 2023

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me emrin “Kobra” është shoqëruar në stacionin policor ku po intervistohet.

Ai dyshohet për vrasjen e një 31-vjeçari dhe plagosjen e një 27-vjeçari nga Shqipëria.

Para se të ndodhte rasti, ai ka publikuar një video në TikTok derisa shihet duke tymosur “puro”.

-Advertisement-

Ndryshe policia ka bërë të ditur se po intervistohen edhe persona të tjerë.

“Në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit. Po intervistohen rreth 5 persona, deri më tani nuk ka ndalim për ta”, ka thënë nga togeri Shaqir Bytyqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera