Lajme

Kjo është valixhja e dyshimtë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë FOTO/VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 21 September 2020

Policia e Kosovës e ka bllokuar një pjesë të rrugës “Bill Clinton” ne Prishtine, pasi e mori informatën për një valixhe të dyshimtë.

Gazeta inFokus ju sjell pamje të kësaj valixheje dhe tashmë njësia Speciale ka filluar ekzaminimin e saj.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Gazetën inFokus ku thuhet se informata për këtë valixhe është marrë që nga ora 10:30 dhe tashmë në vendin e ngjarjen ka arritur edhe NJESIA SPECIALE e Policise se Kosovës.

-Advertisement-

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Cllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Gazeta inFokus do të iu mbajë të informuar për ngjarjen./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera