Lajme

Kjo është thirrja e Presidentit të Maqedonisë Veriore pas vendimit të BE-së  

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 18 October 2019

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Pendarovski me këtë rast bëri thirrje për unitet pavarësisht dallimeve politike.

“Jam i bindur se tani është koha për të treguar unitet rreth orientimit tonë strategjik, pavarësisht dallimeve legjitime politike për shumë çështje. Gjëja më e rëndësishme është që ne të riafirmojmë qëndrimet tona për integrimin evropian që nuk kanë alternativë të qëndrueshme, u shpreh Pendravoski.

-Advertisement-

“Të dashur qytetarë, tani nuk është koha e zhgënjimit, apatisë ose përllogaritjeve për të marrë pikë të vogla politike ditore. Tani është koha për t’u ribashkuar rreth asaj që na intereson më shumë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ardhmja e jonë dhe e brezave që do të vijnë. Jam thellësisht i bindur që vetëm nëse punojmë së bashku do të kemi sukses- deklaroi ai.

Kreu i shtetit të Maqedonisë Veriore theksoi se pret shumë shpejtë anëtarësim në NATO.

Ai u shpreh se përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk i takojnë vetëm një partie.

“Jam i bindur se nëse ia duam të mirën vendit tonë qasja e vetme e drejtë duke i marrë parasysh rrethanat e reja, është të jemi edhe më të vendosur në transformimin e shoqërisë sonë. Ne nuk duhet të jemi formalisht anëtare e Bashkimit por realisht ta miratojmë sistemin e vlerave dhe t’i zbatojmë në jetën e përditshme të qytetarëve. Reformat në shumë sfera, veçanërisht funksionimin e shtetit juridik duhet doemos të vazhdojnë, përballja me krimin e organizuar dhe korrupsioni i lartë, nuk janë vetëm kusht për integrimet por janë shumë më tepër, janë domosdoshmëri për mbijetesë të një rendi të qëndrueshëm juridik. Standardet evropiane të bëhen standarde vendore- shtoi Stevo Pendarovski.

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov me porosi deri te Bashkimi Evropian se qytetarët duhet doemos të dinë nëse tashmë nuk ka konsensus për ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Minimumin që Bashkimi Evropian ia ka rajonit është të jetë e drejtpërdrejtë me ne . nëse nuk ka konsensus për të ardhme evropiane të Ballkanit Perëndimor, nëse nuk vlen premtimi nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, qytetarët e meritojnë ta dinë këtë”, ka shkruar Dimitrov në profilin e tij në Tëitter- tha Nikolla Dimitrov.

Edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani u prononcua në rrjetin social Facebook.

“Unë nuk kam dilema që kredibiliteti evropian jo vetëm në vend , por në tërë rajonin është i dëmtuar. Dhe kjo është normale, pasojë logjike kur një Union i ndërtuar në principe do të shkelë principin themelor dhe nuk do ta mbajë fjalën e dhënë. Por, kjo nuk duhet të na largojë nga vlerat evropiane .

“Ne jemi pjesë e Evropës dhe padrejtësia e sotme nuk guxon të na largojë nga përpjekjet tona për të vazhduar me implementimin e reformave, të vazhdojmë me ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të vazhdojmë të mirëmbajmë bashkëjetesën dhe shoqërinë multikulturore-thjeshtë, të vazhdojmë në ndërtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Evropiane”- thekson Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera