Lajme

Kjo është tema e mbledhjes së sotme të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 21 August 2017

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për mbledhjen e sotme të Kryesisë.

Ai tha se kryetema e këtij takimi nuk do të jetë AKR-ja, por zgjedhjet lokale.

“Ne sot do të takohemi lidhur me zgjedhjet lokale. Prioritet dhe në detyrë të kryesisë këto dy ditë është përfundimi i procesit të zgjedhjeve lokale që nënkupton nominimet për komuna dhe për listë zgjedhore. Sa i përket çështjeve tjera politike, koalicioni parazgjedhor është në funksion, liderët koordinohen për të gjitha çështjet që janë në interes të përbashkët lidhur me implementimin e rezultatit të zgjedhjeve, që nënkupton edhe seancën e 24 gushtit”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera